Lajme Sporti - Lajmet e fundit nga sporti - Sport Shqip: Gjermania ne gjysëmfinale,Klose bene histori

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Powered by Conduit

Gjermania ne gjysëmfinale,Klose bene histori





Gjermanet me katër plus ne gjysmëfinale,pas fitores bindëse ndaj Argjentinës me rezultat 4-0

Gjermania ka depërtuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi shkeli kombëtaren e Argjentinës në çerekfinalen e zhvilluar në stadiumin Green Point në Cape Town.
Të zgjedhurit e trajnerit Joachim Low bënë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe një futboll sulmues për të shënuar plot katër gola, tre prej të cilëve në pjesën e dytë të ndeshjes.

Gjermanët kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Thomas Muller shënoi me kokë pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Bastian Schweinsteiger.

Edhe pse pati avantazh të hershëm Gjermania refuzoi të shkojë në mbrojtje, duke bërë presion të vazhdueshëm në pjesën e Argjentinës dhe duke qenë shumë afër dyfishimit të rezultatin përmes Sami Khedira dhe Miroslav Klose.

Pikërisht Klose, i cili bëri paraqitjen e tij të 100-të në garat ndërkombëtare, shënoi dy gola në pjesën e dytë (68’ dhe 89’)dhe kështu u be golashenusi me i mire i kombëetares Gjermane ne kampinonatet botërore me 14 gola,ku deri sot ishte i famëshmi Gert Muller me 13 gola, për të futur në sandviç golin e parë në gara ndërkombëtare të Arne Friedrich (74’).

Argjentina tentoi të gjejë portën kryesisht me anë të sulmuesit Lionel Messi, por vazhdimisht mbyllej nga dy ose tre mbrojtës gjermanë.


Në gjysmëfinale gjermanët do të takohen me fituesin e çerekfinales tjetër të sotme, Paraguain ose Spanjën. Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Holandës dhe Uruguait
Digg Google Bookmarks reddit Mixx StumbleUpon Technorati Yahoo! Buzz DesignFloat Delicious BlinkList Furl