Lajme Sporti - Lajmet e fundit nga sporti - Sport Shqip: Mallkimi i "Topit të Artë"

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Powered by Conduit

Mallkimi i "Topit të Artë"


Johannesburg, 5 korrik - Mallkimi i "Topit të Artë" vazhdon. Gati të gjithë lojtarët që kanë marrë trofeun prestigjioz që i ndahet futbollistit më të mirë evropian të vitit, në botërorin e mbajtur një vit më pas nuk kanë arritur të fitonin titullin. I fundit që përjetoi këtë është Lionel Messi. Trofeun e lojtarit më të mirë evropian të vitit e ndan revista e njohur franceze "France Football" dhe njihet edhe si "Ballon d'Or".

Ylli i Barcelonas, Messi, me Argjentinën u ndal në çerekfinale të botërorit "Afrika e Jugut 2010". "Gauçosët" të shtunën u mposhtën 4:0 nga Gjermania.

Messi "Topin e Artë" të vitit 2009 e meritoi pasi drejtoi Barcelonën drejt titullit të Ligës së Kamionëve dhe kampionatit spanjoll. Pritej që Messi të jetë ylli më i madh i turneut dhe që të drejtonte Argjentinën drejt titullit të kampiones së botës. Por, kjo nuk ndodhi.

I pari që e përjetoi "mallkimin" e Topit të Artë ishte futbollisti i Realit të Madridit dhe Përfaqësueses së Spanjës, Alfredo di Stefano. Ai më i miri i kontinentit të vjetër u shpall në vitin 1957, ndërsa nuk arriti që të kualifikohej fare për botërorin e mbajtur një vit më pas.

Në vitin 1961, Omar Sivori fiton "Ballon d'Or", ndërsa në botërorin e mbajtur një vit më vonë, Italia nuk arriti të kalonte grupin. Katër vite më vonë, ishte portugezi Eusebio që fitoi çmimin prestigjioz, ndërsa botërorin e vitit 1966 e patën fituar anglezët.

Italiani Gianni Rivera fitoi "Topin e Artë" në vitin 1969, por në botëror mbeti nën hijen e Gerd Muellerit. Pas katër vjetësh Evropa dominohej nga Johan Cruyff. Ai drejtoi Holandën drejt finales, ku u mposht nga Gjermania.

Në vitin 1977, "France Football" shpërbleu danezin Allan Simonsen, por një vit më vonë, Argjentina për herë të parë shpallet kampione e botës. "Mallkimi" vazhdoi në vitin 1981 me Karl-Heinz Rummeniggen e Gjermanisë, derisa titullit pas një viti iu gëzua Italia. Argjentina fitoi edhe në vitin 1986 dhe kështu pamundësoi shkëlqimin e plotë të francezit Michel Platini që u shpall më i miri në vitin 1985. Njëjtë kaluan edhe Marco van Basten në vitin 1989, Roberto Baggio në vitin 1993, Ronaldo në vitin 1997, Michael Owen në vitin 2001 dhe Ronaldinho në vitin 2005.
Digg Google Bookmarks reddit Mixx StumbleUpon Technorati Yahoo! Buzz DesignFloat Delicious BlinkList Furl