Lajme Sporti - Lajmet e fundit nga sporti - Sport Shqip

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Powered by Conduit

Mallkimi i "Topit të Artë"


Johannesburg, 5 korrik - Mallkimi i "Topit të Artë" vazhdon. Gati të gjithë lojtarët që kanë marrë trofeun prestigjioz që i ndahet futbollistit më të mirë evropian të vitit, në botërorin e mbajtur një vit më pas nuk kanë arritur të fitonin titullin. I fundit që përjetoi këtë është Lionel Messi. Trofeun e lojtarit më të mirë evropian të vitit e ndan revista e njohur franceze "France Football" dhe njihet edhe si "Ballon d'Or".

Ylli i Barcelonas, Messi, me Argjentinën u ndal në çerekfinale të botërorit "Afrika e Jugut 2010". "Gauçosët" të shtunën u mposhtën 4:0 nga Gjermania.

Messi "Topin e Artë" të vitit 2009 e meritoi pasi drejtoi Barcelonën drejt titullit të Ligës së Kamionëve dhe kampionatit spanjoll. Pritej që Messi të jetë ylli më i madh i turneut dhe që të drejtonte Argjentinën drejt titullit të kampiones së botës. Por, kjo nuk ndodhi.

I pari që e përjetoi "mallkimin" e Topit të Artë ishte futbollisti i Realit të Madridit dhe Përfaqësueses së Spanjës, Alfredo di Stefano. Ai më i miri i kontinentit të vjetër u shpall në vitin 1957, ndërsa nuk arriti që të kualifikohej fare për botërorin e mbajtur një vit më pas.

Në vitin 1961, Omar Sivori fiton "Ballon d'Or", ndërsa në botërorin e mbajtur një vit më vonë, Italia nuk arriti të kalonte grupin. Katër vite më vonë, ishte portugezi Eusebio që fitoi çmimin prestigjioz, ndërsa botërorin e vitit 1966 e patën fituar anglezët.

Italiani Gianni Rivera fitoi "Topin e Artë" në vitin 1969, por në botëror mbeti nën hijen e Gerd Muellerit. Pas katër vjetësh Evropa dominohej nga Johan Cruyff. Ai drejtoi Holandën drejt finales, ku u mposht nga Gjermania.

Në vitin 1977, "France Football" shpërbleu danezin Allan Simonsen, por një vit më vonë, Argjentina për herë të parë shpallet kampione e botës. "Mallkimi" vazhdoi në vitin 1981 me Karl-Heinz Rummeniggen e Gjermanisë, derisa titullit pas një viti iu gëzua Italia. Argjentina fitoi edhe në vitin 1986 dhe kështu pamundësoi shkëlqimin e plotë të francezit Michel Platini që u shpall më i miri në vitin 1985. Njëjtë kaluan edhe Marco van Basten në vitin 1989, Roberto Baggio në vitin 1993, Ronaldo në vitin 1997, Michael Owen në vitin 2001 dhe Ronaldinho në vitin 2005.
Me shume

Cannavaro prezantohet te Al Ahli


Dubai, 5 korrik - Ish-futbollisti më i mirë në botë, Fabio Cannavaro, është prezantuar të dielën në Dubai si transferim i ri i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Ahli. Mbrojtësi italian me Al Ahlin ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe do të jetë kapiten i kësaj skuadre. Për Cannavaron 36-vjeçar, Al Ahli do të jetë skuadra e fundit në karrierë. "Nuk ka qenë një zgjedhje ekonomike, por familjare. Këtu nuk ka shumë presion për dallim nga ligat ku kam luajtur. Po ashtu kam dëshirë t'u ndihmoj lojtarëve të rinj të përfitojnë nga përvoja ime", ka thënë Cannavaro në një konferencë. Trajner i skuadrës Al Ahli është emëruar ish-trajneri i Leeds Unitedit dhe Aston Villas, David O'Leary.
Me shume

Nadal i pathyshem



Rafael Nadal fitus i Wimbledonit,pasi ne finale mundi çekun Tomas Berdych 3-0 ne seta 6-3-7-5-6-4 dhe keshtu fitoj titullin e 8 gren sllem,ky eshte titulli i dyte ne tri vite per Nadal
Me shume

Fink sugjeron Shaqirin


Pas fillimit të bisedimeve ndërmjet Xherdan Shaqirit dhe Hamburgut, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Baselit, Thorsten Fink. Ai i ka sugjeruar kosovarit të qëndrojë në St. Jakob-Park, pasi ka shumë gjëra për t’i mësuar.

Ofensiva e Hamburgut për ta transferuar Xherdan Shaqirin në Color Line Arena, gjatë afatit kalimtar të verës, ka detyruar trajnerin e Baselit, Thorsten Fink, të mos rrijë duarkryq.

Edhe pse thuhet se Shaqiri tashmë ka filluar bisedimet me klubin nga Bundesliga, sipas Finkut, asgjë nuk ka të re. Madje, ai i ka sugjeruar mesfushorit kosovar të qëndrojë edhe më tej në Basel.

“Ne si klub ende nuk kemi marrë ofertë për të. Ne Xherdanin nuk do ta lejojmë të shkojë, ai ka një kontratë të gjatë me ne. Për momentin është më mire që ai të qëndrojë te ne, ku ka për të mësuar shumë gjëra”, ka thënë Fink për të përditshmen zvicerane Blick.

“Nëse ai dëshiron që gjithsesi të largohet, ne do të bisedojmë me të. Për momentin me Shaqirin nuk kemi biseduar asgjë rreth këtij transferi të mundshëm”, ka vazhduar Fink, i cili fitoi titullin dhe Kupën e Zvicrës me Baselin.

Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në verë të vitit 2014. Por, për Finkun, është e kuptueshme nëse ylli i ri i tyre në të ‘zezën’ ka filluar bisedimet me Hamburgun, pasi që kjo metodë është e zakonshme në biznesin e futbollit.

Trajneri i Baselit i sheh pozitive përpjekjet e Hamburgut për ta bërë të vetin mesfushorin e Kombëtares zvicerane. "Në qoftë se një nga lojtarët tanë është me interes për klubet nga Bundesliga, kjo tregon se kemi punuar mirë.", ka përfunduar ai.

Ditë më parë, mediet gjermane dhe ato zvicerane kanë shkruar se drejtori sportiv i Hamburgut, Bastian Reinhardt, ditëve të fundit ka pasur një takim të fshehtë në Hamburg me përfaqësuesit e Shaqirit, përkatësisht menaxherin Wolfgang Voge, me të cilin ka biseduar rreth mundësisë së transferimit në Bundesligan gjermane të talentit nga Gjilani.

Sezonin e fundit, Shaqiri pati 32 paraqitje në elitën e futbollit zviceran, duke realizuar 4 gola për Baselin. Në debutimin e tij në elitën e futbollit kosovar, 18 vjeçari ka shkëlqyer, duke zgjuar vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Me shume

Given: Robinho e ka vendin te City


Portieri i Manchester Cityt, Shay Given, ka thënë se Roberto Mancini duhet t’ia japë një rast tjetër Robinhos, për ta treguar veten te Manchester City.
“Nuk e di se si qëndron situata aktuale, por nuk ka mohime se ai pati një Botëror të mrekullueshëm. Ai duhet të mbetet lojtar i Manchester Cityt, pa marrë parasysh se çfarë është shkruar. Unë do të doja ta shihja atë përsëri te City, ai ka dalë në skenë dhe i ka demantuar shumë njerëz”.

“Ju harroni se ai ka munguar shumë vitin e kaluar për shkak të lëndimeve, për shkak se ai vinte nga banka rezervë dhe nuk mendoj se ai e kishte mprehtësinë e tij të nevojshme. Por, kthimi te Santosi dhe rikthimi i formës fizike, vërtet i ndihmoi. Ai na ka treguar se është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe ai është ende i ri”, deklaroi Given për Daily Mail
Me shume

Raul ne Bundeslige ?


Sipas sportives madrilene AS, klubi gjerman Schalke 04 është shumë pranë transferimit të sulmuesit legjendar të Real Madridit, Raul Gonzalez.
Nëse ndodh ky transferim, Raul do të kalonte te Schalke me parametra zero dhe do të fitonte katër milionë euro për stinor, ndërsa ai shihet si zëvendësues i Kevin Kuranyit, që kaloi te CSKA Moska.

Marrëveshja thuhet se është arritur në Mallorca mes zëvendëstrajnerit të Schalkes, Ronny Gersch dhe vetë sulmuesit, ndërsa Raul pritet të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i Schalkes më 15 korrik.

Raul ishte lidhur më herët me një kalim në Kampionatin amerikan MLS, në Ligën Premier dhe në ndonjë nga klubet e pasura arabe
Me shume

Cole: Po e paguajmë çmimin për PL


Ish-mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ka thënë se Anglia është duke e paguar shtrenjtë çmimin për Ligën Premier, pasi që, sipas tij, shndërrimi i Kampionatit anglez në ligën më të fortë në botë, ka bërë që talentët të mos kenë vend për t’u zhvilluar.
“A ekziston ndonjë talent anglez për momentin? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kur unë isha te West Hami, kampionati ynë ishte i pesti më i miri në botë. Një grup prej nesh erdhi në të njëjtën kohë dhe ne ishim në gjendje për t’u futur në ekipin bazë, duke parë rrethanat në Angli atëkohë”.

“Tani, Liga Premier është liga më e fortë në botë. Kjo do të thotë se është më e vështirë për të rinjtë të shpërthejnë dhe të luajnë rregullisht. Ndoshta ne jemi duke paguar një çmim të shtrenjtë që e kemi ligën më të fortë në botë”.

“Është një kampionat aq i vështirë. Ju ose luftoni për titull, ose për Evropë ose për mbijetesë. Kjo do të thotë se klubet blejnë lojtarë të gatshëm. Kjo do të thotë se ka pak hapësirë për zhvillim. Djemtë tanë të U-17 e fituan Kampionatin Evropian javë më parë dhe disa prej tyre janë te Chelsea. Ata janë djem të mirë, por ata tani kanë nevojë për të luajtur në ekipin e parë dhe është aq e vështirë të hysh në ekipin e parë tani, sidomos te Chelsea”, deklaroi Cole për Sunday Mirro
Me shume