Lajme Sporti - Lajmet e fundit nga sporti - Sport Shqip: Gabon Red Bull, përfiton McLaren

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Powered by Conduit

Gabon Red Bull, përfiton McLaren

Lewis Hamilton në McLaren fitoi garën për Shpërblimin e Madh të Turqisë në Formula 1 para kolegut të tij, Jenson Button pasi dyshja e ngasësve të Red Bullit, Mark Webber dhe Sebastian Vettel u përplasën mes vete dhe humbën dy pozitat e para, të shtunën në Stamboll.

Australiani Webber, i cili startoi nga pozita e parë dhe gjermani Vettel u përplasën 18 xhiro para fundit derisa ndanin dy pozitat e para. Vettel, i cili u mundua ta tejkalojë Webberin nga ana e brendshme e kthesës 12, e qëlloi bolidin e kolegut të tij dhe përfundoi garën.
Digg Google Bookmarks reddit Mixx StumbleUpon Technorati Yahoo! Buzz DesignFloat Delicious BlinkList Furl