Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, të dielën e ka fituar turneun Roland Garros në Paris, pasi në finale mposhti suedezin Robin Soderling, 3:0 në sete (6-4, 6-2, 6-4).Nadal është tenisti i dytë në botë, që së paku pesë herë e ka fituar turneun Roland Garros, ndërsa vitin e ardhshëm ka gjasë që ta arrijë edhe rekordin e Bjorn Borgut, i cili në këtë turne, titullin e më të mirit e ka fituar gjashtë herë.
Me këtë fitore, Nadal e zëvendëson zviceranin Roxher Federer, në vendin e parë në listën ndërkombëtare ATP.
Ndërsa të shtunën në konkurrencën e femrave, italiania Francesca Schiavone e ka fituar turneun Roland Garros. Ajo në finale e mundi australianen Samantha Stosur, numër 7 në botë, 2-0 në sete 6-4 7-6 (2), për një orë e 37 minuta lojë. Kjo ishte tenistja e parë italiane që ka arritur një sukses të tillë.
