Los Angeles Lakers e ka fituar ndeshjen e tretë finale të play-off-it në NBA në shtëpi të Boston Celtics, duke e çuar serinë e ndeshjeve në 2-1.Loja u vendos në çerekun e katërt nga Derek Fisher, i cili realizoi 11 pikë në fitoren e verdh e kaltërve me rezultat 84-91.
Kontributin e tij e dha dhe ylli Kobe Bryant, që shtoi 29 pikë. Tek Boston nuk mjaftoi paraqitja mjaft e mirë e Kevin Garnett, që realizoi 25 pikë për të fituar në shtëpi. Kurse Pierce, i kufizuar nga faullet, u ndal me 15 pikë.
Boston-L.A. Lakers 84-91 (1-2)
Boston: Garnet 25
L.A. Lakers: Bryant 29 /gazetaexpress
